Fshatrat dhe qytetet e Kosovës që flenë mbi ar dhe argjend

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 09:48
Fshatrat dhe qytetet e Kosovës që flenë mbi ar dhe argjend

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

“Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburi.

(Kosova Sot Online)