Lexoni edhe:
Kryetari i Odës Ekonomike paralajmëron se muaji shtator do të jetë i vështirë: Të shfrytëzohet Trusti
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin për kufizimet e reja të udhëtimeve që vende të ndryshme evropiane kanë vendosur.
Në një letër të datës 7 gusht, KE u kujton ambasadorëve të shteteve anëtare se, nisur nga përvoja e akumuluar në fillim të pandemisë, koordinimi në këtë aspekt është jetik për të siguruar qartësi dhe qëndrueshmëri për bizneset.
Mes ndryshimeve të tjera, në ditët e fundit Gjermania u ka rekomanduar qytetarëve të mos udhëtojnë në Spanjë, ndërsa Holanda ka bërë të njëjtën gjë me 10 rajone evropiane, përfshirë Madridin, Parisin dhe Brukselin.
Komisioni këmbëngul se mbyllja e kufijve dhe kufizimet e udhëtimeve shkaktojnë një “përçarje” që duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur.
“Ndërsa duhet të sigurohemi që BE të jetë gati për një valë të dytë COVID-19, në të njëjtën kohë duhet të shmangim një valë të dytë veprimi të pakoordinuar”, – thuhet në letrën e KE.
Përmes saj, Komisioni bën thirrje për shmangien e kufizimeve dhe kontrolleve joefikase dhe për masa proporcionale.
(Kosova Sot Online)