Lexoni edhe:
Takimi i 2 shtatorit i delegacionit Kosovar dhe atij serb në Vashington, pa entuziazmin e marrëveshjes finale
Kryetari i Deçanit u ka shkruar letër krerëve shtetërorë për t’i treguar zgjidhjen e kontestit mes komunës së Decanit dhe Manastirit.
Kryetari i Decanit, Bashkim Ramosaj, i është drejtuar Presidentit Hashim Thaci, Kryeparlamentares Bjosa Osmani dhe Kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me kontestin në zonën rreth Manastirit të Decanit, pas ndaljes së punimeve në rrugën Decan – Plavë.
Ai i ka listuar 15 propozime, që do të conin në zgjidhjen e problemit.
Letra e plotë e Ramosajt:
Duke qenë i bindur që jeni në dijeni, më lejoni t’iu informoj për problematikat e krijuara në Deçan dhe t’iu propozoj zgjidhjen e duhur të këtyre problematikave.
Komuna e Deçanit, në të cilën janë akumuluar shumë padrejtësi që janë edhe fatkeqësi për këtë qytet, të cilat e pamundësojnë zhvillimin e jetës normale e që bie ndesh edhe me konceptin zhvillimor të qytetarëve të kësaj komune dhe mirëqenies se tyre; po iu informojë për katër (4) nga këto për të mos u lëshuar në krejt materien e akteve qofshin ligje apo vendime të nxjerrura nga institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve:
1. Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura Nr. 03/L039 i datës 20.02.208, me të cilin Ligj përveç tjerash ndalohet edhe ndërtimi i rrugës R-108 Deçan – Plavë.
2. Marrëveshja për ndërtimin e Bai –Pasit të vitit 2014, me te cilën ka pajtim që rruga ekzistuese të mos ndërtohet duke u bërë një rrugë e re e cila nuk prek në Zonën Veçantë të Mbrojtur prej 800ha përreth zonës së mbrojtur.
3. Ligji për Parkun Nacional në të cilin Ligj qytetarëve të Deçanit dhe Komunës iu shkelen në formën më drastike interesat e tyre duke ju cenuar liria elementare e shfrytëzimit të pronës dhe autoriteti administrativ mbi pronën nga potenciali më jetik që janë bjeshkët tona; duke e lënë Manastirin e Deçanit si objektin e vetëm legal në atë pjesë.
4. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës ku Manastirit të Deçanit i jepen në pronësi 24ha tokë të ndërmarrjeve Apliko dhe Iliria.
Të gjitha këto akte të lartcekura përbëjnë kontestin e njëkohësisht fatkeqësinë pse jemi në këtë situatë. Si kryetar i Komunës së Deçanit për t’u përmbyllur kontesti me Manastirin që qytetarët e Deçanit të vazhdojnë jetën normale në këtë qytet propozoj që Republika e Kosovës, Institucionet e këtij Shteti së bashku me neve ti bëjnë këto zgjidhje:
1. Komunës së Deçanit t’i lejohet ndërtimi i rrugës R-108 në 5 kilometërshin e Zonës së Veçantë me parametrat standarde, duke u mbështetur edhe me buxhetin adekuat.
2. Ndërtimi i rrugës nga ana e Gushavcit (burimit të ujit mineral) me gjatësi prej 3km me parametrat standarde të gjerësisë duke u mbështetur edhe me buxhetin e duhur.
3. T’i jepet në pronësi pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” në 18ha tokë (pronë).
4. Ti jepet në pronësi “Kompleksi i Lidhjes së Ferialistëve”.
5. T’i jepet në pronësi kompleksi i vilave të Napredakut me sipërfaqe prej 1.7ha.
6. Përkrahja e ndërtimi të Qendrës Rinore Kompleksit të Trashëgimisë Kulturore dhe Fshatit Turistik.
7. Ndërtimi i shëtitores së lumëbardhit të Deçanit që kalon nëpër zonën veçantë të mbrojtur.
8. Ndërtimi i shëtitores nga Gjimnazi”Vëllezërit Frashëri” deri te laura mbi Manastir
9. Përmbyllja e infrastrukturës në fshatin Belle duke i mbështetur me buxhetin adekuat.
10. Përmbyllja e infrastrukturës në fshatin Pleqe duke u mbështetur me buxhetin adekuat.
11. Kalimi në pronësi të Komunës i vilave mbi Koznier.
12. Kalimi i pronësi të Komunës Qendra e Skitarisë në Bjeshkën e Belegut dhe përkrahja buxhetore.
13. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligji të Parkut Nacional duke u harmonizuar me interesat e komunës dhe qytetarëve të saj.
14. Zgjidhja e modalitetit për largimin e KFOR-it dhe kalimi i ruajtjes së Manastirit në Policinë e Kosovës.
15. Elektrifikimi i bjeshkëve të Deçanit dhe mbështetja me buxhetin e duhur.
Në ndërkohë po iu informojë që në çfarëdo forme rruga R-108 do të vazhdoj të bëhet.
(Kosova Sot Online)