Nuk u mbajt distanca në lokalin e tij, dërgohet në mbajtje pronari nga Kamenica

  • E. /
  • 18 August 2020 - 10:39
Nuk u mbajt distanca në lokalin e tij, dërgohet në mbajtje pronari nga Kamenica

Policia ka arrestuar në Kamenicë një person i cili kishte lejuar prezencën e shumë personave në lokalin e tij ku nuk ishte mbajtur distanca fizike.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kamenicë, njofton policia.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që njësiti policor në lokalin e tij  kishte vërejtur prezencën e shumë personave të cilët nuk kanë qenë duke e mbajtur distancën sociale dhe nuk kanë respektuar vendimin  e Qeverisë lidhur me virusin Covid-19”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)