Lexoni edhe:
Aksioni i policisë, zbulohen 13 fëmijë të trafikuar në dy shtëpi në Prishtinë
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci i ka përmendur disa raste kur anëtarë të LDK’së kanë pasur qëndrime ndesh me vendimet e partisë, e nuk janë përjashtuar siç ka ndodhur me rastin e kryeparlamentares Vjosa Osmanit.
“Teuta Rugova votoi për qeverinë e PAN-it, por nuk e përjashtuan. Lutfi Haziri, nënkryetar, rregullisht një herë në muaj del kundër qëndrimit të partisë së tij ;rreth kufijve, por nuk përjashtohet.
Aksioni i policisë, zbulohen 13 fëmijë të trafikuar në dy shtëpi në PrishtinëLexoni edhe:
Lirie Kajtazi votoi kundër qëndrimit të partisë, kur u zgjodh Glauk Konjufca kryeparlamentar, por as atë nuk e përjashtuan. Njësoj, nuk u përjashtua as Avdullah Hoti i cili shkilte çdo ditë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicion me LVV-në, gjersa në dhjetor-janar bisedonte me deputetë të LDK e ua kërkonte votën për një koalicion me AAK-Nisma”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka thënë se e vetmja që është shkarkuar nga pozita e nënkryetares e u përjashtua nga kryesia është Vjosa Osmani.
“E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK-së, është Vjosa Osmani. LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in”, ka thënë ajo.
Përjashtimet e përjashtimeve, Një rikujtim tani kur LDK po dëshiron të lë përshtypjen se gjithçka është normale, edhe...
Publiée par Arbërie Nagavci sur Mercredi 19 août 2020
(Kosova Sot Online)