Lexoni edhe:
Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetit
Kompleksi Memorial i Jasharajve buzë rrënimit, kullat janë në gjendje të rëndë.
Pavarësisht se kanë kaluar 22 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, gjendja e Kompleksit Memorial të kësaj familjeje në Prekaz, është e rëndë dhe buzë rrënimit.
Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetitLexoni edhe:
Kullat, në të cilat Jasharajt ishin përballuar me forcat serbe, kanë filluar të kenë çarje të mureve, rënie të llaçit nga muret dhe dëmtimi serioz të çatisë, si pasojë e reshjeve atmosferike, ndërsa shteti vazhdon të bëjë “gjumë”.
Siç duket për të treguar gjendjen jo të mirë të kullave, sot kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka publikuar një storje në Facebook ku tregon fotografi të shtëpisë së demoluar, ndërsa ka shkaruar |22 vite pas?”
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës një muaj më parë në një nga mbledhjet e saj ka shqyrtuar propozim-vendimin për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kryesues i këtij komiteti është emëruar Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës.
(Kosova Sot Online)