Lexoni edhe:
Drashkoviç flet për statusin e Kosovës, tregon se nga çfarë hoqën dorë shqiptarët
Kolegë dhe miq nga sfera të ndryshme e kanë kujtuar me dhembje gjinekologun Dr. Burim Krasniqi, i cili ndërroi jetë mbrëmë pasi nuk mundi t’i përballojë gjendjes nga sëmundja Covid-19.
Krasniqi ka punuar gjinekolog në Klinikën Obestetrike Gjinekologjike në QKUK, shkruan gazeta shneta. Ai është mjeku i shtatë që ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.
Drashkoviç flet për statusin e Kosovës, tregon se nga çfarë hoqën dorë shqiptarëtLexoni edhe:
Oda e Mjekëve të Kosovës
Me pikëllim dhe dhimbje, sapo u njoftuam që ndërroi jetë kolegu ynë dhe anëtari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Burim Krasniqi, specialist i Gjinekologjisë me Obstetrikë. Sot u shënua edhe një humbje e madhe për komunitetin mjekësor, sistemin shëndetësor dhe mbarë shoqërinë.
Me këtë rast shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen, miqët dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Të gjithë ata që e kanë pasur rastin ta njohin dr. Burimin, do ta mbajnë në mend si të buzëqeshur, shok të mirë, solidar dhe mbi të gjitha humanist të dëshmuar në profesionin mjekësor.
Lavdi veprës, punës dhe kontributit profesional e njerëzor!
Shoqata e Gjinekologëve – Dr. Shefqet Lulaj
Njoftim për vdekjen e Dr. Burim Krasniqi, gjinekolog/ obstetër.
Të nderuar anëtar të Shoqatës të Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, sot morem lajmin e hidhur për ndarjen nga ne të Dr. Burim Krasniqit, mjekut gjinekolog/obstetër, i dashur për familje dhe kolegë, human dhe i ndergjegjshëm për pacient, nuk kursej asgje për mirëqenien e të tjerve. Dr. Burimi humbi betejën nga ky infeksion vrastar viral, u nda nga ne, kur me se tepermi kishim nevojë per te.
Do te kujtojmë për herë, shokun, kolegën tonë Dr. Burimin.
Në emer timin dhe antarsisë së Shoqatës, familjes Dr. Burimit i shprehim ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurit.
Jakup Ismajli – drejtor i KOGJ
Shoku im me i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi)
Nder që kisha një mik e koleg sikur ti.
Në luftë me shumecka dole triumfus, e besoja që do dalesh edhe në këtë.
Ke qenë shembull për të gjithë.
Gjithmonë do të kujtojmë.
Ngushllime familjes dhe kolegëve .
Pusho i qetë shoku im,
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë.
Dr. Ilir Azizi – Gjinekolog
Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem
Dr. Memli Morina – Gjinekolog
Kështu ishe gjithmonë miku im…i këndshëm e gazmor!
Prehu në paqe Dr. Burim Krasniqi!
Dr. Ilir Ahmetgjekaj – Radiolog
Prehu në paqe miku im i dashur Dr Burim Krasniqi !
Dr. Xhevdet Gojnovci – Drejtor Neonatologji
I dhimbshëm !
I trishtueshëm !
I papranueshëm!
Lajmi për ikjen tënde nga kjo jetë miku jonë ,Dr .Burim Krasniqi !
Nuk mund të gjejmë asnjë fjali që mund të shpreh atë cka ndjejmë ne kolegët nga Klinika e Neonatologjisë!
Në emrin tim personal ,në emër të Klinikës së Neonatologjisë dhe gjithë kolegëve Neonatologë ju shprehim ngushëllimet tona familjes ,kolegëve dhe gjithë stafit mjekësor!
Dr. Burim do jesh i paharrueshëm dhe do të kujtojmë me mall gjithmonë,shpirti juaj u prehtë në paqe !
Alban Selimi – Gazetar
– A do me pa çfare qike e bukur t’ka linde?
– Mes emocionesh, nuk dija te thoja as Po…!
– Vishe kete mantill, kalaçet dhe eja pas meje…
– Hanen e njoha ne rrobat qe ia kishim blere, midis disa foshnjash ne Intensiven e Gjinekologjise.
– Ec tha, shko te gruja nje minut dhe dalim bashke…!
Une e falemnderoja, e ai kerkonte mos t’a falemnderoj.
– Obligim e kemi per gjithe o dost…!
Ky ishte veç nje fragment nga takimet e shumeta qe kisha me Dr. Burimin, nje njeri urban, i urte dhe shume profesional.
Ai sonte paska kalu ne perjetesi, ne pamundesi per t’ia dale me Covid 19. Drite paste shpirti i tij. Parajsa eshte pak, per njerez kaq te mire.
Pusho ne paqe, shok!
Arben Ahmeti – Gazetar
M’u kepute shpirti nga lajmi per humbjen tande doktor Burim Krasniqi.
Me pate thane qe na trashalluqat e shijojme jeten. U pata pajtu plotesisht
Nuk kam me i harru mijera foret qe m’i ke ba vend e pa vend me faktin qe pata qajte diten kur u pata ba babe.
As qindra mesazhet prap fore me komente per debatet.
E pabesueshme qe ky virus e rrenon nje buldozher te buzeqeshjes humorit dhe energjise pozitive sic ishe ti.
Ilir Vitia – Teknik
Sonte ne oret e vona të mësnates humbi betejen me virusin covid 19 mjeku,gjinekologi ,shoki i jonë :Dr Burim Krasniqi
Ndihëma jonë dhe gjithë stafit te MIQ ishte e pa suksesëshme.Prehu në parajsë shoki jonë!
Ngushëllime,familjes , miqeve dhe gjithë kolegeve!
Dr. Berat Krasniqi – Gjinekolog
E pa pranueshme që nuk do të takojmë më, e pa pranueshme që nuk do qeshim me batutat e tua… Ne humbëm mikun dhe shokun tonë më të mirë… Kosova humbi një profesionist te shkëlqyer… Do të na mungosh shumë Dr. Burim Krasniqi.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që patën fatin të të njohin.
Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Dr. Haxhi Avdyli – Deputet
Humbje e madhe për familjen, kolegët dhe shëndetësinë Kosovare. Shpirti tij pastë dritë, e ngushllime familjes dhe për të gjithë ata që e njohën.
Dr. Ilir Kurtishi – Onkolog
Te qofte i lehte dheu i Kosoves dr Burim Krasniqi.
Ngushllime familjes, miqeve dhe krejte komunitetit mjekesor !!!
(Kosova Sot Online)