Diktatori Kim Jong Un i transferon një pjesë të pushtetit motrës së vogël “për të liruar stresin”
Diktatori koreano-verior Kim Jong Un ka deleguar një pjesë të pushtetit të tij te motra e vogël Kim Yo-jong për ta “lehtësuar stresin”.
Lajmi është publikuar sot nga agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut.
Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (NIS) thotë se Kim Jong Un do të vazhdojë të ketë pushtet absolut por gradualisht do të transferojë një pjesë të autoritetet te motra e votël, shkruan Mirror.
NIS-i tha: “Ani që lideri Kim ende ka pushtet absolut, gradualisht do të transferojë një pjesë të pushtetit, dhe ky nuk përbën vendim për trashëgimtarin e tij.”
Kimi pritet të transferojë edhe përgjegjësi të tjera te këshilltarët e tij përfshirë vëllain e vogël Kim Yeo-Jeong që është zëvendëspresident i Partisë së Punës Koreanoveriore.
(Kosova Sot Online)