Fëmija mbytet me biberon, nëna tenton vetvrasjen

  • E. /
  • 22 August 2020 - 15:46
Fëmija mbytet me biberon, nëna tenton vetvrasjen

Një 30-vjeçare ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ballkoni pasi foshnja e saj 4 muajsh humbi jetën pasi u mbyt me biberon në gojë.  Ngjarja është regjistruar në Greqi.

Sipas asaj çfarë raporton top-neës.com, 30-vjeçarja vuri foshnjen mbrëmjen e djeshme në gjumë e duke i lënë biberonin në gojë që të usheqehej me qumësht, por që fatkeqsisht humbi jetën pasi u mbyt.

E renduar psikologjikisht, gruaja tani ndodhet në spital për kurim. Sakaq pritet të dalë ekzaminimi mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut zyrtar të vdekjes së foshnjes.

(Kosova Sot Online)