Stuhia e frikshme shkatërron Veronën, nuk ka lënë pemë mbi këmbë!
Guvernatori i Veronës, Luca Zaia ka shpallur gjendje emergjence pasi qyteti verior italian u godit nga një stuhi e papritur mbrëmjen e 23 gushtit.
Stuhia shkatërroi më shumë se 500 pemë dhe përmbyti rrugët e qytetit. Shërbimet e urgjencës morën mbi 220 thirrje për ndihmë, por nuk ka raportime për lëndime.
Stuhia gjithashtu shkaktoi dëme të konsiderueshme në provincat Vicenza dhe Padova, dhe raportohet se shkaktoi rrëshqitje të dheut në Cortina.
Në një postim në Facebook, kryetari i Veronës Federico Sboarina foli për erën, ujin dhe breshrin e përmasave të jashtëzakonshme që e kanë mposhtur qytetin.
Ai tha se në dhjetë minuta, Verona u godit me diçka ekuivalente me stuhinë Vaia, një referencë kjo për stuhinë e tetorit 2018 që shkatërroi pyjet në Italinë veri-lindore.
Pamjet e trishta të qytetit të përmbytur janë shpërndarë gjithandej në media. Zjarrfikësit po punojnë për të përballuar urgjencën, e cila ka shkaktuar dëme serioze kudo.
(Kosova Sot Online)