“Një tmerr”, kthehet në shtëpi pas 110 ditësh i shtruar në spital. 65 vjeçari ka një mesazh për ata që mendojnë se s’ka virus

  • G.g /
  • 24 August 2020 - 10:53
“Një tmerr”, kthehet në shtëpi pas 110 ditësh i shtruar në spital. 65 vjeçari ka një mesazh për ata që mendojnë se s’ka virus

I shtruar ne spital per 110 dite, per nje kohe shume te gjate ne koma, Mick Pickering ia ka dale te fitoje me koronavirusin. 

Ai i ka thënë BBC-së se ndihet i lehtësuar pas rikthimit në shtëpi në Newthorpe, pas nje mungese te dhimbshme pre 110 ditësh.

Burri 65-vjeçar u infektua me coronavirus në muajin prill dhe pas disa muajsh të vështirë, u konfirmua se ka tejkaluar infektimin.

“Jam zgjuar, jam i lumtur që ndodhem në shtëpi” ka thene ai. Duke folur per pasojat, ai tregon se ka shume probleme. “Më infektoi veshkat, ato pushuan së punuari për një kohë. Ndikoi edhe në mushkëritë e mia. Mesazhi im është të qëndroni të sigurt per te shmangur intubimin, nese e peson si une ju them se ishte nje tmerr”- tregon ai.

Gruaja tregon se ka vuajtur shume, duke thene se “ishte e frikshme” të dëgjosh mjekët duke të thënë se burri juaj mund të mos mbijetojë.

(Kosova Sot Online)