Lexoni edhe:
Kështu funksionojnë bandat që po e rrezikojnë shtetin e Kosovës
Kryeministri Avdullah Hoti, ministri Armend Zemaj dhe anëtarë tjerë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës kanë mbajtur një takim me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covid-19.
Zemaj tha se deri më tani janë licensuar 86 Institucione Shëndetësore Private për kryerje të testeve, 84 për teste serologjike dhe 2 për teste për PCR.
Kështu funksionojnë bandat që po e rrezikojnë shtetin e KosovësLexoni edhe:
Ai ka njoftuar se ministria e Shëndetësisë është duke duke kryer procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK dhe 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan), me qëllim që në këto qendra të fillojë edhe testimi me PCR, por edhe testimet serologjike.
Zemaj tha se shumë shpejt pritet të kenë në dispozicion edhe 100 mijë teste PCR dhe 100 mijë teste serologjike.
(Kosova Sot Online)