Lexoni edhe:
Ndodh edhe kjo, bërja e ligjeve në Kosovë nën ndikimin e strukturave të fsheha serbe për interesat e shtetit të tyre
Lëvizja Vetëvendosje ka ironizuar me takimin e thirrur për në ora 15:00, ku do të shihen pas përplasjeve partnerët e koalicionit.
Këtë takim nga partia e Albin Kurtit e kanë quajtur takim të presidentëve.
Ky reagim i LVV’së vjen pas propozimit që bëri AAK’ja për Ramush Haradinajn që ai të jetë kandidat për president i Kosovës.
Pak minuta më parë ndërkaq, nga Nisma e kanë propozuar Fatmir Limajn derisa ditë më parë edhe nga AKR’ja kërkuan që Behgjet Pacolli të emërohej në këtë pozitë.
Në anën tjetër, Isa Mustafa, kreu i LDK’së, kohë më parë ishte shprehur i gatshëm për t’u emëruar në këtë pozitë.
(Kosova Sot Online)