Për pesë muaj turizmi global humbi 320 miliardë dollarë

  • E. /
  • 25 August 2020 - 11:58
Për pesë muaj turizmi global humbi 320 miliardë dollarë

Industria e turizmit global është shkatërruar nga pandemia me koronavirus me 320 miliardë dollarë humbje në eksport në pesë muajt e parë të vitit, dhe me më shumë se 120 milionë vende të punës në rrezik, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai ka thënë se turizmi është sektori i tretë më i madh i eksportit të ekonomisë globale pasi më 2019 ka kontribuuar për 7 për qind të tregtisë globale.

“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe u ofron jetesë qindra miliona personave tjerë”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se turizmi për disa shtete përbën 20 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm.

Sandra Carvao, shefe për inteligjencë të tregjeve dhe konkurencë në Organizatën Botërore të Turizmit, ka thënë se humbjet prej 320 miliardë dollarëve në periudhën janar-maj, janë trefish më të mëdha krahasuar me ato të krizës financiare globale më 2009.

Përveç rrezikut të humbjes së vendeve të punës në sektorin e turizmit, të dhënat kanë treguar se edhe sektorët tjerë të lidhur, përfshirë shërbimet për ushqim, përballen me kërcënimin e njëjtë.

Në të gjetura është thënë se bizneset e vogla janë kryesisht “të ndjeshme”.

Guterres ka thënë se turizmi është “shtyllë kyçe për konservimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore”./rel/

(Kosova Sot Online)