Lexoni edhe:
Thaçi vazhdon me prezantimin e bukurive të Kosovës, kësaj radhe flet për Radavcin, aty ku buron Drini i Bardhë
Dje është ndarë nga jeta Hysni Jerliu, nënkryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Raskovë.
I ndjeri, i cili ishte i infektuar me koronavirus, ishte edhe zyrtar në Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i ka shpreh ngushëllime familjarëve të Jerliut.
“E nderuara familje Jerliu,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së familjarit Tuaj, zyrtarit të devotshëm të Policisë së Kosovës, Hysni Jerliu.
Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)