Testi i Maturës mbahet të shtunën, Ministria e Arsimit paralajmëron masa të rrepta ndaj pjesëmarrësve

  • E. /
  • 26 August 2020 - 14:34
Testi i Maturës mbahet të shtunën, Ministria e Arsimit paralajmëron masa të rrepta ndaj pjesëmarrësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, Testi i Maturës do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

Përmes një njoftimi nga MASH, ditën e testimit ndalohet hyrja në qendra të testimit të gjithë atyre që s’janë pjesë e këtij procesi.

“Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi”, ka njoftuar MASH.

(Kosova Sot Online)