Një i vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E. /
  • 28 August 2020 - 14:59
Një i vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24-orët e fundit në Kosovë është regjistruar vetëm një vdekje nga Covid 19.

Deri tash në Kosovë, nga koronavirusi ka vdekur vetëm një person, duke shënuar numrin më të vogël prej javësh.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

(Kosova Sot Online)