Lexoni edhe:
Për ta zaptuar pozitën e presidentit këta krye hajna janë gati ti shkatërrojnë themelet e shtetit
Ka filluar Testi i Maturës për saktësisht 26 mijë e 669 maturantë ashtu siç ishte paraparë në gjithë territorin e Kosovës me fillim në orën 10:00
Për shkak të pandemisë COVID-19 testimi i sivjetëm i maturantëve po bëhet në rrethana specifike dhe masa të caktuara për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Deri më tani gjithçka po shkon sipas planit dhe stafi e nxënësit po ndjekin udhëzimet e kërkuara nga ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.
Maturantët fillimisht kanë arritur në oborrin e qendrave përkatëse të testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Kurse nga ora 9:00 deri në 9:30 ata janë sistemuar nëpër klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në orën 10:00 është bërë ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.
(Kosova Sot Online)