Ministri i Arsimit iu uron suksese maturantëve dhe bën apel për kujdes

  • E. /
  • 29 August 2020 - 10:37
Ministri i Arsimit iu uron suksese maturantëve dhe bën apel për kujdes

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, u ka uruar fat të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen pas pak testit.

Ai duke falënderuar personelin që po angazhohet për procesin e testimit kërkoi edhe kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se 26.669 maturantë sot do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Postimi i plotë:

Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë.Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.Pa panik dhe ta ruajmë shëndetin!Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!Suksese!

 

Teë gjitheë maturanteëve qeë sot po marrin pjeseë neë Provimin e Matureës Shteteërore 2020, ju uroj teë keneë suksese...

Publiée par Ramë Likaj sur Samedi 29 août 2020

(Kosova Sot Online)