Lexoni edhe:
Për ta zaptuar pozitën e presidentit këta krye hajna janë gati ti shkatërrojnë themelet e shtetit
Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se dy javët e ardhshme duhet të shfrytëzohen për edukimin e nxënësve, të cilët do të nisin mësimin më 14 shtator.
Ai ka thënë se prindërit duhet të flasin me fëmijët për mënyrën se si duhet të sillen në shkollë dhe rrezikun nga virusi nëse i thyejmë rregullat.
“Në këto ditë që kemi përpara, si prindër duhet të flasim shumë me fëmijët tanë për rëndësinë që ka të mbajturit e maskës dhe distancës edhe atëherë kur vrulli fëmijëror kërkon që rregulli të thyhet. Duhet t`u bëjmë me dije fëmijëve tanë se ata duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe tonin. Duhet ta kuptojnë këtë si mision”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në Fb.
Të njëjtën thirrje e ka drejtuar edhe për udhëheqësve të shkollave dhe mësimdhënësve.
“Në anën tjetër çdo mësimdhënës, punëtor shkolle e përgjegjës institucional duhet ta përdorë këtë periudhë dy javore për të bërë të gjitha përgatitjet në shkollë që shëndeti i fëmijëve të mbrohet”.
Ai ka thënë se gjithë kjo shtyrje është bërë për të pasur kujdes për gjyshërit, të cilët mund të infektohen me COVID-19 si pasojë e shkuarjes së fëmijëve në shkollë.
“14 shtatori është afër. Shumë kush do të thotë se për këto dy javë nuk do të fitojmë asgjë, por gabohen. Kur të gjithë së bashku pranojmë të vihemi në shërbim të shëndetit të fëmijëve tanë, mund t`i bëjmë lak së keqes duke e evituar atë”.
Qeveria e ka shtyrë datën e fillimit të mësimit më 14 shtator derisa në pjesën e banuara me serbë është vendosur që fillimi i vitit të nisë më një shtator.
Të nderuar nxënës dhe prindër, Lajmi për mos fillimin e mësimit deri më 14 shtator nuk ju ka gëzuar, përkundrazi. Nuk...
Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 29 août 2020
(Kosova Sot Online)