Deputeti i AAK’së: Qytetarët e prekur me Covid harxhojnë deri në 600 euro, qeveritarët vetëm po krekosen

  • E. /
  • 31 August 2020 - 11:23
Deputeti i AAK’së: Qytetarët e prekur me Covid harxhojnë deri në 600 euro, qeveritarët vetëm po krekosen

Një përplasje e re ka nisur në mes të partnerëve të koalicionit LDK-AAK. Kësaj here, deputeti i AAK’së, Gazmend Syla e ka kritikuar Armend Zemajn, ministër i Shëndetësisë për menaxhimin e situatës me COVID 19. Nga dy subjektet tash e disa kohë kanë pasur kritika për njëra tjetrën lidhur me punën në dikastere.

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla thotë se qytetarët që kanë komplikime nga COVID 19 harxhojnë deri në 600 euro vetëm për medikamente.

“Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej Covid-19 ,e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente.

Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi”, thotë ai, duke pyetur se çka bëjnë qytetarët që nuk i kanë ato mundësi.

Sipas tij, përgjegjësit e shëndetësisë në vend vetëm dalin e siç thotë ai “krrokatin” e reklamohen para kamerave.

“Përgjegjësit për shëndetësinë në vend, vetëm dalin e krrokatin e reklamohen para kamerave dhe asnjë gjë tjetër, avaz ky që zgjat prej ditës së parë të pandemisë. Zotin e paçim në ndihmë”, ka thënë Syla.

 

Qytetareët e Kosoveës qeë kaneë komplikime prej Covid-19 ,e qeë kaneë nevojeë peër trajtim disa hereë neë diteë neë...

Publiée par Gazmend Syla sur Lundi 31 août 2020

(Kosova Sot Online)