“Veshje hot, puthje dhe …”- Britanikët “nuk pyesin” për COVID, festa të çmendura në rrugë
Ndërsa qeveritë bëjnë thirrje për ruajtje të distancës sociale dhe mbajtjen e maskave në publik për shmangien e përhapjes së koronavirusit, britanikët kanë dalë të festojnë “August Bank Holiday”.
Duke qenë se klubet e natës janë mbyllur, ata festuan nëpër rrugët e Leeds dhe Sheffield.
Vajzat shihen me veshje “hot”, teksa shkëmbejnë edhe puthje në mes të rrugës.
Ndërsa të tjera kërcejnë nën ritmet e muzikës duke mos u shqetësuar për asgjë.
Të dehur, shume prej tyre përfunduan të shtrirë në tokë, teksa miqtë përpiqen ti ndihmojnë.
(Kosova Sot Online)