Isa Mustafa "godet "edhe Armend Zemajn, thotë se s’ka arsyetime për çmimet 200 euro për një test për Covid 19

  • E. /
  • 31 August 2020 - 14:47
Isa Mustafa

Kreu I LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reagojnë pas lajmit për çmime deri në 200 euro për kryerje të testit për koronavirus.

Mustafa në Facebook ka shkruar se virusi COVID 19 nuk është një e mirë luksi që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë parë.

Lideri i Lidhjes Demokratike thotë se kjo është një fatkeqësi me të ciliën po përballen qytetarët pa dallim.

Ai ka thënë se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime.

“Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar”, ka shkruar ai.

Ky reagim i kreut të LDK’së, vjen pas raportimit për licencimin e laboratorit që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit për kryerjen e testimeve PCR për COVID 19.

(Kosova Sot Online)