Prindërve u thanë se nuk do të mund të ecte, 7-vjeçari ngjitet në malin më të lartë në Britani

  • E. /
  • 31 August 2020 - 15:35
Prindërve u thanë se nuk do të mund të ecte, 7-vjeçari ngjitet në malin më të lartë në Britani

Një 7-vjeçar me paralizë cerebrale, prindërve të të cilit u i ishte thënë se ai kurrë nuk do të mund të ecte, është ngjitur në majën më të lartë në Britani të Madhe, shkruan “Sky”.

Caeden Thomson, nga Northamptonshire, ishte lindur 12 javë para kohës dhe që nga atëherë i ishte nënshtruar në mënyrë intenzive terapive fizikale.

Ai ngjitjen në majën më të lartë në Britani e ka bërë për bamirësi.

Në faqen e tij në “JustGiving”, nëna e tij Lisa, ka thënë se ai ka dashur të jap diçka pasi është ndjerë me fat për gjitha gjërat që ka në jetë.

Caeden është ngjitur në lartësi 1345 në Highlands të shtunën, duke mbledhur më tepër se 8000 funte që i ka dorëzuar për bamirësi.

Ai ishte nisur me përcjellje në ora 9 të mëngjesit dhe arriti në majë në ora 5:30 pasdite.

“Trupi im më dhemb shumë, por jam mirë. Ishte e vështirë”, ka thënë Caeden.

(Kosova Sot Online)