Komuna e Prishtinës garanton se mund ta fillojnë mësimin më 14 shtator

  • 01 September 2020 - 13:32
Komuna e Prishtinës garanton se mund ta fillojnë mësimin më 14 shtator

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë vizituar sot drejtorinë e Arsimit në Prishtinë. Në këtë takim është biseduar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, ka thënë se falë përgatitjeve, 14 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shkolla

SBAShK-u ka njoftuar se temë kyçe e bashkëbisedës në këtë takim ishte rrjedha e përgatitjeve që janë bërë e po bëhen në institucionet  arsimore të komunës së Prishtinës për nismën e vitit shkollor më 14 shator.

“Drejtorja Shalavlerëson se  falë përkushtimit të DKA-së, drejtorëve dhe stafit dhe gjithë të punësuarve në shkolla e institucione të tjera janë bërë përgatitje të nivelit më të lartë të mundshëm dhe se 14 shatori do t’i gjejë të përgatitura  institucionet arsimore për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor”, thuhet në njoftimin e SBAShK’ut.

SBAShK’u ka kërkuar nga drejtoresha e Arsimit në Prishtinë që mësimdhënësit të lirohen nga obligimi i shënimit të orëve mësimore në ditarët elektronikë.

“Përfaqësuesit e SBAShK’ut i janë drejtuar drejtores me lutjen që mësimdhënësit  e kësaj  komune të lirohen  gjatë këtij viti shkollor  nga obligimi i shënimit të orëve mësimore  në ditarët elektronik, por ato t’i shënojnë në ditarët  klasik, ndërsa pjesën tjetër të aktiviteteve dhe vlerësimin e nxënësve ta bartin në ditarët elektronik”, thekson njoftimi.

Shala ka aprovuar këtë kërkesë të SBAShK’ut.

“Drejtorja Shala ka aprovuar  kërkesën e SBASHK-ut që nesër ajo me përfaqësues të SBASHK të vizitojnë ndonjë nga institucionet arsimore për të parë nga afër përgatitjet dhe angazhimet që janë duke u bërë me qëllim të përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor”, njofton SBAShK.

(Kosova Sot Online )