Dr.Fauci: Ekziston një mënyrë e ligjshme për t’i dhënë fund provave të vaksinave kundër Covid-19

  • E. /
  • 03 September 2020 - 09:08
Dr.Fauci: Ekziston një mënyrë e ligjshme për t’i dhënë fund provave të vaksinave kundër Covid-19

Sipas Dr. Anthony Fauci, një vaksinë kundër covid-19 mund të jetë në dispozicion më herët sesa është parapa nëse provat klinike tregojnë rezultate pozitive.

Megjithëse, dy prova klinike priten të përfundojnë deri në fund të vitit, Fauci tha se një bord i pavarur si Bordi i Monitorimit të të Dhënva dhe Sigurisë (DSMB) ka autoritetin për t’i dhënë fund provave sa më pare shkruan CNN.

Fauci thotë se të gjitha të dhënat janë aq të mira tani, të sigurta dhe efektive.

Komentet e Dr.Fauci vijnë në një kohë shqetësuese, ngase presioni politik drejtuar DSMB mund të ndikoj për një aprovim të hershëm të vaksinës.

Fauci, beson se anëtarët e pavarur të DSMB, të cilët nuk janë punonjës qeveritarë, do mbajnë vaksinat në standarde të larta pa u ndikuar.

Prodhuesit tani po testojnë tre vaksina kundër covid-19, njëra nga Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe tjetri i udhëhequr nga Pfizer dhe BioNTech.

(Kosova Sot Online)