Lexoni edhe:
Krushqit e dialogut të 4 shtatorit në Uashington do ti kushtojnë mijëra euro koti buxhetit të varfër të shtetit të Kosovës
Ka nisur intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga Gjykata Speciale.
Intervistimi i tij po bëhet në objektin e EULEX-it në Prishtinë. Ai nga specialja është intervistuar edhe gjatë së mërkurës, ku intervistimi zgjati për rreth tetë orë.
Ahmeti po intervistohet në cilësinëë e dëshmitarit dhe ftesa për intervistim i është dërguar në korrik të këtij viti.
Kreu i BDI-së për tetë orë është intervistuar edhe gjatë ditës së mërkurë.
Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i shtabit të përgjithshëm.
(Kosova Sot Online)