![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me ‘Covid-19’, mjeku i ish-kryeministrit sqaron gjendjen shëndetësore
![Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me ‘Covid-19’, mjeku i ish-kryeministrit sqaron gjendjen shëndetësore](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/03/auto_k8dcnscb-1372141594-600x3601599124571.jpg)
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me virusin ‘Covid-19’. “Pas një konrtolli, Presidenti Berlusconi doli pozitiv me koronavirusin. Presidenti vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë ‘Forza Italia’ dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative, me intervista të përditshme në gazeta, në televizione dhe në rrjetet sociale”, ka shkruar njoftimi i partisë “Forza Italia”.
Silvio Berlusconi doli negativ në testin e kryer rreth një javë më pare, megjithatë mjeku i tij Alberto Zangrillo, ka pohuar së fundmi se Silvio Berlusconi është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpi.
(Kosova Sot Online)