![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/03/200x200_ggggggggggggggggggggggg1599138308.jpg)
Lexoni edhe:
Nëntë persona ndërrojnë jetë si pasojë e Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 78 raste të reja me Covid 19. Brenda më shumë se 2 javëve sot është hera e parë kur numri i të infektuarve me Covid 19 në vend, paraqitët nën 100.
Kështu është bërë me dije nga ana e IKSHPK’së në një njoftim për mediat.
Nëntë persona ndërrojnë jetë si pasojë e Covid 19 brenda 24 orëve në KosovëLexoni edhe:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.
(Kosova Sot Online)