Lexoni edhe:
78 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Një 49-vjeçar ka humbur jetën derisa ka qenë duke punuar me ekskavator në Bogë të Rugovës
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërkaq është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
78 raste të reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
“Më datë 02.09.2020, rreth orës 17:50 policia është informuar se në fshatin Bogë të Rugovës është rrokullisur një ekskavator dhe një person ka mbetur pa shenja jete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe autoambulanca, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.
Ai ka theksuar se rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.
(Kosova Sot Online)