Lexoni edhe:
Politikanë në pushtet aksionar në laboratorët privat për testimet të Covid-19
Është dënuar përjetë sot në Britani një 36 vjeçar, për vrasjen e dy grave, trupat e të cilave u gjetën në një frigorifer ngrirës në apartamentin e tij në lindje të Londrës.
Zahid Younis u shpall fajtor për vrasjen e hungarezes Henriett Szucs, 34 vjeçe dhe të nënës së tre fëmijëve Mihrican ‘Jan’ Mustafa, 38 vjeçe.
Politikanë në pushtet aksionar në laboratorët privat për testimet të Covid-19Lexoni edhe:
Gjykata e Southwark në Londër tha se ai duhet të kryejë një minimum prej 38 prapa hekurave. Gratë tragjike u gjetën të vdekura në apartamentin e tij.
Zonja Szucs ishte parë për herë të fundit në gusht 2016 ndërsa Mustafa në maj 2018. Trupat e tyre u gjetën në prill 2019në ngrirësen e mbyllur me dryn, teksa insektet kishin mbushur shtëpinë e Younis.
Detektivi Simon Harding tha se autoritetet hapën me forcë ngrirësen dhe zbuluan atë që dukej vetëm si një trup njeriu, por pas ekzaminimeve me rreze X zbuluan trupin tjetër nënë të.
Anëtarët e familjes së madhe të zonjës Mustafa kanë qenë prezentë çdo ditë në gjyqin e Younis, i cili nuk ka treguar pendesë duke mohuar vrasjet.
Aty u përshkrua nga prokurorët sesi zonja Szucs, si një person që kishte qenë edhe më parë në një marredhënie abuzive, u josh nga Younis dhe nisi ta donte në mënyrën e saj.
“Por ajo nuk ishte asgjë për të përveç një tjetër personi që ai të abuzonte fizikisht e mendërisht, duke gjetur vdekjen 10 muaj pasi e njohur”, tha Harding.
Ajo shtoi se Younis ishte dënuar dhe herë të tjera për sulme ndaj partnereve.
(Kosova Sot Online)