“Nëse Grenell është duke i bëre presion Vuçiqit për njohje do ta ha kapelën time”

  • E. /
  • 04 September 2020 - 14:08
“Nëse Grenell është duke i bëre presion Vuçiqit për njohje do ta ha kapelën time”

Historiani dhe njohësi i rrethanave të Ballkanit, Florian Bieber ka shkruar në Twitter se nëse Emisari Special Richard Grenell është duke i bërë presion presidentit Vuçiq për njohjen e Kosovës ai do ta hajë kapelën e tij.

Bieber i cili është profesor i Shkencave Politike ka ironizuar duke rishpërndarë në Twitter një lajm propagandistik të mediave serbe ku thuhej se Vuçiq është nën presionin amerikan për të njohur Kosovën.

Bieber ka shkruar se nëse Emisari Special i Trumpit, Richard Grenell është duke i bërë presion për të njohur Kosovës ai do ta hajë kapelën e tij dhe do të postojë fotografitë në Twitter.

“Nëse artikulli është i vërtetë që Grenell do ta detyrojë Vuçiqin ta njoh Kosovën. Unë do ta ha kapelën time dhe do të shpërndajë fotografitë në Twitter”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)