Lexoni edhe:
Brazili shënon mbi 900 të vdekur nga Covid-19 për një ditë
Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasje. Atje është vrarë një 24-vjeçar, me inicialet B.Q.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar,jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.
Brazili shënon mbi 900 të vdekur nga Covid-19 për një ditë Lexoni edhe:
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa të dyshuarit janë në kërkim.
“Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njejtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online )