Grenell demanton Petrit Selimin, thotë se s’është e vërtetë se hiqen vizat për SHBA dhe as që sjellin gazin jorus në Ballkan

  • E. /
  • 05 September 2020 - 14:47
Grenell demanton Petrit Selimin, thotë se s’është e vërtetë se hiqen vizat për SHBA dhe as që sjellin gazin jorus në Ballkan

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar në Twitter ndaj një postimi të ish-zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Selimi ka shkruar në Twitter se në marrveshjen e nënshkruar dje pritet që ShBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjellur gazin jorus afër Ballkanit dhe se kjo marrëveshje është duke u negociuar tani.

Ambasadori Grenell ka rishpërndarë postimi e Selimit duke e quajtur shkrimin si të pavërtetë.

“Jo e vërtetë”, ka shkruar ai.

Pak minuta më pas, Emisari Special Richard Grenell ka reaguar sërish ndaj Drejtorit të MCC’së për Kosovën duke e quajtuar si të pavërtetë lajmin se Kosova do të heq vizat për Kosovën 45 ditë pas marrëveshjes për normalizim ekonomik.

Selimi ka shkruar se një shuplakë e fuqishme në fytyrën e BE’së do të vie nga administrata Trump për sjelljen e saj raciste ndaj Kosovës shkaku i mosliberalizimit të vizave.

Kosova dhe Serbia dje kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në nënshkrimin e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe presidentin amerikan Donald Trump duke e quajtur marrëveshje histrorike.

(Kosova Sot Online)