Lexoni edhe:
Haki Abazi: Thikat u hoqën nga hartat pasi atje s’ishte Thaçi, Ujmanit i hynë brisk
Një vajzë 19-vjeçare e prekur nga koronavirusi u përdhunua brenda një ambulance, nga një punonjës i cili duhet ta shoqëronte nga shtëpia në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.
Një histori drithëruese e cila vjen nga India, nga shteti i Kerala.
Haki Abazi: Thikat u hoqën nga hartat pasi atje s’ishte Thaçi, Ujmanit i hynë briskLexoni edhe:
Drejtuesi i ambulancës, duhet të transportonte 19-vjeçaren dhe një grua tjetër në spital.
Por pasi çoi gruan në një qendër kurimi, duke përfituar nga fakti që mbeti vetëm me vajzën, e përdhunoi, pasi e çoi ambulancën në një vend të mënjanuar.
Pas përdhunimit të ndodhur të shtunën mbrëma, burri i moshës 40-vjeçare i kërkoi falje viktimës, duke iu lutur që të mos e denonconte.
Mirëpo e reja kishte arritur me sforco që të filmonte disa sekuenca, duke denoncuar gjithçka menjëherë sapo mbërriti në spital.
I dyshuari u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua nga policia
(Kosova Sot Online)