Lexoni edhe:
Takimi i Presidencës boshnjake për njohjen Kosovën, Dodik: Unë votoj kundër
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova po shkon drejtë përmirësimit të situatës me Covid 19. Këtë deklaratë Zemaj e bazon në numrin e vogël të rasteve të reja me COVID-19 që po paraqiten së fundmi në Kosovë.
Tha se megjithëse situata po shkon drejtë përmirësimit, nuk duhet të kemi komoditet dhe të lirohemi shumë.
Takimi i Presidencës boshnjake për njohjen Kosovën, Dodik: Unë votoj kundërLexoni edhe:
“Sot kemi, thënë kushtimisht numrin më të madh të rënies së rasteve, po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor, por kjo nuk duhet të na lejoj komoditetin që të lirohemi e të shkojmë një nivel tjetër. Ajo çfarë po bëj unë bashkë me profesionistët e tjerë, ku dje kam takuar të gjithë akterët që janë të përfshirë dhe do të dalim me konkluzione dhe rekomandime se si të ecim më tutje”, tha Zemaj.
Ai u shpreh po ashtu se, pavarësisht presionit nga të gjitha anët, me rëndësi për ta është ruajtja e shëndetit të qytetarëve.
“Pavarësisht presionit, apo interesave të domosdoshme të gastronomisë, afaristëve, sportistëve dhe të tjerëve, për mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë e rëndësishme është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve”, u shpreh Zemaj.
(Kosova Sot Online)