Lexoni edhe:
Dosjet e Prokurorisë Speciale në zyrat e OVL-së, skenar i SHIK-ut për ta shantazhuar dhe denigruar edhe Gjykatën Speciale
Kina po përballet me thirrje për një hetim të së vërtetës pas shpërthimit të koronavirusit, pasi së fundmi është zbuluar se një burrë 84-vjeçar në Britani vdiq nga virusi në janar.
Pekini para disa muajsh tha se virusi u regjistrua për herë të parë në një treg në Ëuhan pak para Krishtlindjeve, por tashmë pas një autopsie post-mortore në Britaninë e Madhe është zbuluar një e vërtetë shokuese.
Vdekja e Peter Attëood, 84, nga Chatham, Kent, ka ngritur pikëpyetje të reja pasi i moshuari kishte shfaqur simptomat e sëmundjes që më 28 dhjetor, kurse e bija ishte sëmurë dy javë më parë.
Jane Buckland, 46 vjeç, tha se vdekja e babait të saj sugjeron se virusi mund të jetë përhapur në Britani që në fillim të nëntorit.
“Nëse Kina nuk do të kishte gënjyer botën dhe ta mbante të fshehur kaq gjatë, mund të ishin shpëtuar shumë jetë”, tha ajo.
Fillimisht, virusi mendohej se vinte nga lakuriqët e natës të shitur në një treg të lagësht në Ëuhan, përpara Presidenti i SHBA Donald Trump akuzoi akuzonin qeverinë kineze se kjo e fundit kishte fshehur faktet në lidhje me Covid-19. Ndërkohë, skencëtarët që hulumtojnë përbërjen gjenetike të virusit pretendojnë se ai mund të jetë bërë në një laborator./DailyMail
(Kosova Sot Online)