Pamje apokaliptike vijnë nga Amerika, gjithçka po digjet

  • E. /
  • 10 September 2020 - 09:02
Pamje apokaliptike vijnë nga Amerika, gjithçka po digjet

Zjarret e nisura nga rrëzimi i pemëve dhe këputja e linjave elektrike në zonat e kenionit Santiam në Oregon kanë djegur deri tani 200,000 hektarë tokë, ndërsa qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe gjaku, të ngjashme me filmat fantastikë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin frikën e banorëve ndërsa gazetarja vendase Christine Pitawanich tha: “Kjo këtu është qendra e Stayton. Mund ta shihni ngjyrën e kuqe të qiellit, një të kuqe portokalli, si dhe hirin që bie nga qielli. Era e tymit është e rëndë. Hyrjet e daljet në autostradë janë mbyllur. Tani është ora 12:22 e ditës dhe kjo është qendra e Stayton”.

Zyrtarët e kontesë Marion thanë se zjarret që po terrorizojnë kenionin Santiam Canyon nisën prej prerjes së pemëve që rrëzuan më tej linjat elektrike të cilat shkaktuan zjarre të vogla. Këto të fundit u fuqizuan nga erërat.

Zona ka marrë tashmë alarm Nivel 2 për evakuim, që do të thotë “bëheni gati për t’u larguar sapo të dalë njoftimi”.

(Kosova Sot Online)