![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/10/200x200_vo-600x360-11599737758.png)
Lexoni edhe:
Lajm i keq për LDK-në, gjysma e elektoratit i bashkohen largimit të Vjosa Osmanit
Shefi i EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark, ka shkuar sot për vizitë te kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Kanë folur për zhvillimet e fundit në vend dhe për forcimin e drejtësisë.
Zyra për Media e Nismës njofton se me shefin e Eulexit, Liimaj ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Lajm i keq për LDK-në, gjysma e elektoratit i bashkohen largimit të Vjosa Osmanit Lexoni edhe:
Në këtë takim, sipas Nismës, Limaj vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.
Kreu I Nismës theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdoj të ndihmoj edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, vecanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.
Në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark u zotua se se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdoj të mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.
(Kosova Sot Online)