Lexoni edhe:
Mysafir special i eurodeputetëve, Hoti tregon bisedën për vizat në Bruksel
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog është pritur në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga Covid 19.
Mysafir special i eurodeputetëve, Hoti tregon bisedën për vizat në BrukselLexoni edhe:
Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Washington, derisa e ka quajtur si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në.
Gjatë këtij takimi, kreu i LDK-së ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane.
Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik.
“Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në.”
(Kosova Sot Online)