Shteti nuk e dënon vajzën e Blerim Devollit që kreu teste për COVID nga 200 euro
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për media ka deklaruar sot se nuk ka bazë për dënim të laboratorit në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, ku siç kanë raportuar mediat çmimet për një test COVID 19 kanë shkuar deri në 200 euro.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, derisa foli për çmimet për test për COVID 19 tha se në këtë laborator janë bërë vetëm katër teste që kanë kushtuar 200 euro.
“200 ka ndodhur vetëm katër teste. Pra me vetëm katër teste është bërë gjithë ky reagim. Laboratori po i bënë mbi 98 për qind të testeve dhe jo më teste me mbi 200 euro që ka ndodhur për shkak të reagimit qytetarë dhe medial. Pra ne kemi konstatuar që nuk ka hapësirë për gjoba ndaj këtij laboratori”, tha ai.
(Kosova Sot Online)