Protestojnë punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik në shëndetësi, kërkojnë 300 euro shtesë

  • E. /
  • 11 September 2020 - 13:38
Protestojnë punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik në shëndetësi, kërkojnë 300 euro shtesë

Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, kanë mbajtur protestë një orëshe, duke kërkuar pagesë shtesë prej 300 euro.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, protestuesit janë vizituar nga kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Sipas tij, protesta bëhet për shkak te moslistimit edhe të këtyre kategorive për marrjen pagës prej 300 euro nga shteti për rrezikshmërinë në punë nga pandemia.

(Kosova Sot Online)