Lexoni edhe:
Skandali me dosjet e Gjykatës Speciale me ndikim direkt në procesin e gjykimit
Një 24-vjeçar nga Britania e Madhe ka paralajmëruar njerëzit që të kenë kujdes nga pickimet e merimangave.
Christopher Tapp për pak humbi jetën kur e pickoi një merimangë teksa pastronte kontejnerët në punë.
Skandali me dosjet e Gjykatës Speciale me ndikim direkt në procesin e gjykimitLexoni edhe:
Ai nuk e vuri ujin në zjarr për pickimin në këmbën e djathtë, por plaga nisi të zgjerohej me shpejtësi. Britaniku thotë se plaga u zmadhua deri në atë pikë, sa kishte pulsimin e saj si një zemër.
Kur mbërriti në spital, mjekët e operuan me shpejtësi. Ata i thanë se po të vinte një ditë më vonë, do kishte vdekur nga helmimi.
Merimanga është e llojit ‘vejusha false’. Tapp thotë se pavarësisht se vendi i tij nuk është Australia, njerëzit duhet të kujdesen për pickimet.
(Kosova Sot Online)