Lexoni edhe:
Skandali me dosjet e Gjykatës Speciale me ndikim direkt në procesin e gjykimit
Një virologe ka shkaktuar shumë bujë me komentet e saj se qeveria kineze ka mbuluar origjinën e vërtetë të koronavirusit.
Sipas Daily Mail, ajo ka deklaruar se do të ofrojë prova shkencore se virusi është një produkt njerëzor. Gazeta shkruan se virologia Li-Meng Yan është një nga shkencëtarët e respektuara në Kinë. Ajo është specializuar në virologji dhe imunologji në Hong Kong.
Skandali me dosjet e Gjykatës Speciale me ndikim direkt në procesin e gjykimitLexoni edhe:
Sipas saj, Pekini e dinte për koronavirusin shumë përpara se të shpërthente epidemia. Ajo është arratisur nga vendi i saj dhe jeton në një vend sekret.
Në një intervistë, ajo ka thënë se qeveria kineze i ka zhdukur të gjitha informacionet e saj nga skedarët zyrtarë.
Sipas saj, pretendimet se virusi ka dalë në një treg ushqimor në Wuhan janë mashtrime për të mbuluar origjinën e vërtetë.Ajo thotë se virusi është prodhuar në një laborator në Wuhan dhe se do të ofrojë prova për ëktë.
Autoritetet kineze kanë mohuar deklaratat e saj.
(Kosova Sot Onlinee)