Lexoni edhe:
Shkuan në Washington pa platformë të përgatitur, krye hajnat që dështuan tash tallen me popullin
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023 (KASh) ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft-buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.
Vërejtje ndaj kësaj kornize patën ministrat e koalicionit, të AAK-së dhe Nismës.
Shkuan në Washington pa platformë të përgatitur, krye hajnat që dështuan tash tallen me popullin
Derisa ministrat e Nismës ishin kundër KASH-it, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.
Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.
Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.
Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve dhe, sipas tij, në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.
Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.
(Kosova Sot Online)