Lexoni edhe:
Drejtori i OBSh-së për Evropë: Do të rritet numri i viktimave të Covid-19 në vjeshtë
Tre fëmijë janë lënduar në Uster (ZH) pasi kanë rënë nga një tendë e madhe dielli. Njëri prej tyre, një nëntë vjeçar, ka vdekur nga plagët, shkruan sda.ch.
Sipas policisë së kantonit të Cyrihut, gjendja e njërit nga të lënduarit, një djali 11-vjeçar është kritike. Gjendja e djalit të tretë është e qëndrueshme. Ai ka thyer vetëm një krah.
Drejtori i OBSh-së për Evropë: Do të rritet numri i viktimave të Covid-19 në vjeshtëLexoni edhe:
Fëmijët ishin ngjitur në një ombrellë të madhe dielli në ndërtesën e shkollës së mesme në Uster, të shtunën në orën 19:00, ka njoftuar policia e kantonit të Cyrihut të shtunën në mbrëmje.
Për arsye të panjohura, tenda u gris dhe djemtë ranë nga lartësia prej rreth tre metrash në tokë, përcjell albinfo.ch. Fëmijët u desh të dërgoheshin në spitale me një ambulancë dhe dy helikopterë shpëtimi.
(Kosova Sot Online)