
Lexoni edhe:
Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecajn.
Haxhiu tha se ky aktgjykim i marrë sot është padrejtësia e radhës ndaj grave dhe se është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas dhe fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë.
Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Hoti në mbledhjen e sotmeLexoni edhe:
“Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!”, shtoi ajo.
Haxhiu tha se asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës.
Ndrecajt iu ndryshua sot aktgjykimi, nga burgim i përjetshëm në 24 vite e gjysmë burgim.
(Kosova Sot Online)