Dita e parë e shkollës, Kryeministri Hoti kërkon të shpërndahet dije e jo virusi
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar nxënësit, prindërit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor.
Hoti në Facebook ka shkruar se fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërkaq dita e parë e shkollës për fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, bashkë me shokët e shoqet e reja, ku përballë do të kenë mësuesit e tyre, mbetet emocion i rrallë dhe i papërsëritshëm.
“Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi, dhe krejt çka duhet të bëjmë ne si prindër, arsimtarët dhe fëmijët tanë është t’i respektojmë masat kundër COVID-19, pasi që vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin. Uroj për dije dhe shëndet të mire”, ka shkruar i pari i Qeverisë.
Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë, Urime fillimin e vitit të ri shkollor! Fillimi i vitit shkollor është emocion...
Publiée par Avdullah Hoti sur Lundi 14 septembre 2020
(Kosova Sot Online)