![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Bëhen publike të dhënat se sa teste PCR ka kryer Laboratori i Devollëve
![Bëhen publike të dhënat se sa teste PCR ka kryer Laboratori i Devollëve](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/14/auto_d-121600081466.jpg)
Sa teste i kanë bërë nuk pranuan që të tregojnë.
Këtë gjë laboratori “Medical & Laboratory Services MLS” i vajzës së Blerim Devollit, madje e cilësoi si të dhënë sekrete të kompanisë.
E fshehtësinë me shumë kujdes ia ruajtën edhe ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Por, si duket fshehtësia e laboratorit të Devollëve nuk është edhe aq sekret.
Këtë gjë për gazetën Infokus e ka zbuluar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Ata kanë konfirmuar se laboratori i Devollëve ka kryer 1 mijë e 361 teste RT PC për COVID-19.
“Deri me 03.09.2020 nga Laboratori në fjalë janë kryer 1361 testeve sipas metodës RT PCR”, thuhet në përgjigjen e AKK-së
Detajet të cilat nuk i jepnin MSh-ja dhe IKSHPK-ja për laboratorin e Devollëve i ka dhënë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Pra deri me 3 shtator sipas AKK-së “Medical & Laboratory Services MLS” ka kryer 1361 teste RT PCR.
(Kosova Sot Online)