
Lexoni edhe:
Sot e nesër diell, nga e premta nisin reshjet e shiut
Numri i rasteve të reja të paraqitura me COVID-19 në Kosovë është duke rënë ditëve të fundit. Por krahas me rastet, po bie edhe numri i personave që po trajtohen në spitalet Rajonale për koronavirus. Spitali i Pejës për muaj me radhë ka qenë i mbushur me pacientë të cilët po trajtoheshin pas infektimit me virusin.
Aktualisht në Pejë, janë 32 pacientë që po trajtohen për COVID-19.
Sot e nesër diell, nga e premta nisin reshjet e shiutLexoni edhe:
Njëri nga këta pacientë është në gjendje të rëndë shëndetësore, në respirator, 19 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
(Kosova Sot Online)